Është sulmuar edhe një bazë tjetër amerikane në Irak, nga forcat e Iranit. Sulmet në dy bazat amerikane i ka konfirmuar vetë Pentagoni, pak minuta më parë.
Baza tjetër e sulmuar është ajo në Irbil, përcjell në shqip Reporteri.net.
Pentagoni konfirmoi që Irani kreu dy sulme raketore, siç u tha në deklaratë me më shumë se një duzinë raketash, në dy baza ushtarake të koalicionit amerikan në Irak.
“Është e qartë se këto raketa u hodhën nga Irani dhe synuan të paktën dy baza ushtarake irakene që strehojnë ushtarakë dhe personel të koalicionit amerikan në Al-Asad dhe Irbil,” tha Jonathan Hoffman, nga Pentagoni.
Bazat, tha ai, kanë qenë në gatishmëri “për shkak të indikacioneve që regjimi iranian planifikoi të sulmonte forcat dhe interesat tona në rajon”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.