×
  • Lajme
  • Botë

    Për 10 ditë ka vrarë tre burra: Kjo është gruaja vrasëse më e tmerrshmja në Evropë

    Reporteri
    13 Shtator 2019 | 14:58

    Joanna Dennehy, është vrasësja më e tmerrshne që njihet në Evropë, dhe vjen nga Britania e Madhe. Ajo për 10 ditë ka vrarë tre burra.


    Jeta e kësaj vrasëseje, e cila është dënuar me burgim të përjetshëm, tani po tregohet në një dokumentar. Në mars të vitit 2013, policia angleze gjeti trupat e tre burrave në gropa të ndryshme, të cilët i kishte vrarë ajo.

    Njërit prej viktimave, të quajtur Kevin Li, Dennehy ia kishte hedhur kufomën pasi i kishte veshur një fustan të zi në pjesën e sipërme të trupit. Kjo bëri që të shpallej menjëherë si kriminelja më e rrezikshme e Britanisë dhe e Europës.

    Ajo u kap pasi plagosi dy burra të tjerë, pak ditë pasi vrau tre viktimat, dhe pas dënimit u bë femra e dytë në Britani që merr dënim të përjetshëm.

    Në vitin 2018, e burgosura tentoi bashkërisht vetëvrasjen me të dashurën e saj lesbike në burg, por pa sukses.

    Ajo ishte e martuar, dhe ka dy fëmijë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!