×
  • Lajme
  • Botë

    Për 10 ditë, mbi 100 të vrarë në Siri

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 19:44

    Më shumë se 100 persona, përfshirë 26 fëmijë, kanë vdekur në sulmet ajrore në spitale, shkolla, tregje dhe furra buke në Sirinë veri-perëndimore gjatë 10 ditëve të fundit, thotë një zyrtar i lartë i OKB.


    Shefja e të drejtave të njeriut, Michelle Bachelet fajësoi sulmet në zonat e mbajtura nga rebelët mbi qeverinë dhe aleatët e saj.

    Por këto sulme u ndeshën me një “indiferencë të dukshme ndërkombëtare”, tha ajo.

    Siria dhe aleati i saj Rusia, të dyja palët kanë mohuar se synojnë civilët në sulmet ajrore në rajonin Idlib.

    Duke folur për gazetarët, Bachelet kritikoi “dështimin në udhëheqje nga kombet më të fuqishme në botë”.

    Numri i vdekjeve në rritje në Idlib u prit me një “tronditje kolektive” dhe konflikti kishte rënë nga radari ndërkombëtar, ndërsa Këshilli i Sigurimit i OKB-së ishte i paralizuar, tha ajo.

    Ajo tha se objektivat civile nuk kishin gjasa të ishin aksidentale dhe paralajmëroi se ata që kryejnë sulmet mund të akuzoheshin për krime lufte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!