×
  • Lajme
  • Botë

    Për 10 sekonda u shembën 4 kulla në Abu Dabi, për demolim u përdorën 6 mijë kilogramë eksplozivë

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 12:50

    Katër kulla që ishin pjesë e kompleksit Mina Plaza Towers në Abu Dabi, janë shkatërruar për vetëm 10 sekonda.


    Demolimin e kullave që ishin nga 144 kate e ka publikuar kompania Modon, që përdori hiq më pak se gjashtë mijë kilogramë eksplozivë, transmeton Telegrafi.

    Arsyeja kryesore e shembjes së kullave është plani për ndërtimin e një destinacioni të ri turistik në zonën ku ishin të ndërtuara ato.

    Në procesin e demolimit kanë marrë pjesë policia, ndihma e shpejtë, mbrojtja civile dhe organet e tjera kompetente.

    Gjithashtu për demolim janë përdorur 18 mijë detonatorë, ku secili prej tyre ka qenë i programuar, e kompania Modon njihet për demolimin e shumë ndërtesa nëpër botë me shpërthime të kontrolluara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!