Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka mbrojtur sot operacionin e forcave turke në Sirinë veriore, për çka ka hasur në kundërshti në mbarë botën, mirëpo në vend të kësaj Erdogan ka kërcënuar Evropën se do të dërgojë refugjatë sirianë nëse e karakterizon hyrjen e trupave turke në Siri si okupim.
Erdogan ndër të tjera tha se operacioni ushtarak turk do të mbështesë integritetin territorial të Sirisë duke shtypur kontrollin kurd në verilindje të vendit.
Ai tha se 109 “terroristë” u vranë dje që nga fillimi i operacionit.
Erdogan paralajmëroi gjithashtu Evropën që Turqia të hapte dyert e saj dhe do të dërgojë refugjatë sirianë në kontinentin e vjetër nëse Evropa e cilëson operacionin në Siri si okupim, raporton Reuters, transmeton Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.