×
  • Lajme
  • Botë

    Për çfarë do të mbahet mend bashkëshortja e Donald Trump, Melania

    Reporteri
    07 Nëntor 2020 | 21:16

    Burri i saj Donald Trump humbi garën për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë edhe për katër vjetët në vijim. Në këtë mënyrë, SHBA do të ketë vetëm në një mandat presidencial, Melania Trumpin, si Zonjën e Parë.


    Demokrati Joe Biden u zgjodh president duke fituar më shumë se 270 vota të nevojshme.

    Melania do të mbahet mend gjithmonë për paraqitjet plot stil dhe shprehjet e saj të akullta.

    Mandati i saj filloi me një fjalim që u cilësua plagjiaturë i paraardhëses Michelle Obama dhe përfundoi me vërejtjet për ndarjen e fëmijëve nga nënat në qendrat e paraburgimit.

    Melania nuk nxitoi për të Shkuar në Shtëpinë e Bardhë. Kur Trump u betua si president, ajo qëndroi në Nju Jork për javë të tëra. Arsyetimin e gjeti te djali i saj Baron, dhe mos ndërrimi i shkollës.

    Kur Trump synonte Shtëpinë e Bardhë më 1999, ajo fantazonte për të qenë Jackie Kennedy e ardhshme.

    Ndërkohë përfundoi duke shkulur nga kopshti mollët e mbjella nga Jackie Kennedy.

    Emigrantja nga Sllovenia, ishte modele para se të martohej me Donald Trump.

    Ajo zakonisht u shmangej daljeve publike, përveç rasteve kur fliste në emër të kauzave që mbështet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!