Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamas në Gaza tha se numri i të vdekurve në luftimet e kësaj jave midis Hamasit dhe Izraelit ishte rritur në 145. 41 ishin të mitur.
Thuhet gjithashtu se mbi 1.000 njerëz janë plagosur nga sulmet e Izraelit, raporton BBC.
Ministria nuk specifikoi sa operativë u vranë në Hamas ose organizata të tjera palestineze në Gaza.
Ndërkohë, autoritetet izraelite njoftuan se shumë terroristë ishin vrarë dhe se disa vdekje ishin shkaktuar nga raketa të hedhura në Izrael, por shpërthyen në Gaza. Gjithashtu autoritetet izraelite njoftuan se 10 shtetas të tyre janë vrarë.
Ushtria izraelite njoftoi se 278 raketa u qëlluan në drejtim të Izraelit nga Gaza. Nga ato, 40 raketa ranë në Gaza, sipas Forcave të Mbrojtjes Izraelite.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.