×
  • Lajme
  • Botë

    Për herë të parë në Amerikë emërohet një shef policie mysliman, betohet mbi Kuran

    Reporteri
    05 Shkurt 2020 | 19:23

    Qyteti i Patersonit në Nee Jersey ka emëruar për herë të parë një shef policie mysliman me etni turko-amerikane.


    Ibrahim “Mike” Baycora u betua me dorën e majtë mbi Kuran si shefi i 17-të i policisë në një ceremoni, njofton Klan Kosova.

    Ai ka shërbyer në departamentin e policisë për më shumë se tri dekada.

    Ceremonia filloi me himnin kombëtar dhe me lutje. Aty morën pjesë anëtarët e komunitetit turk në New York dhe New Jersey, zyrtarë të lartë të qeverisë lokale të Patersonit, si dhe familja e të afërmit e Baycoras.

    Baycora zëvendësoi Troy Oswald, i cili e la postin në shkurt.

    Duke folur në këtë ceremoni, Kryetari i Bashkisë së Paterson, Andre Sayegh, tha “Merhaba”, “Hosgeldiniz” dhe “Nasılsın?” në gjuhën turke. Sayegh tha se Baycora “do të jetë shefi i parë turk në polici në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai do të jetë myslimani i parë si shef i policisë në qytetin e Paterson”.

    “SHBA ka bërë histori”.

    Ndërkaq, Baycora, tha se ishte krenar për kombësinë dhe origjinën e tij.

    “Paterson ka qenë në gjakun tim tërë jetën dhe tani që jam shefi i policisë së tij pas një karriere 32-vjeçare – çfarë nderi”.

    Duke folur për Anadolu Agency pas ceremonisë, Baycora tha: “Jam shumë i lumtur dhe i bekuar”.

    “Në këtë vend, ka mundësi. Nuk ka rëndësi se nga vjen”.

    Baycora, 60 vjeçar kishte migruar në SHBA si foshnjë dhe u rrit në Paterson.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!