Kryeministri britanik ka festuar Ramazanin në atë që ai e quajti një “kohë të vështirë për myslimanët në Mbretërinë e Bashkuar” në një iftar në Parlament.
Keir Starmer mori pjesë në “iftarin e madh” të organizuar nga Grupi Parlamentar për Myslimanët Britanikë për të kremtuar Ramazanin.
Duke folur në këtë ngjarje, Kryeministri falënderoi myslimanët britanikë për kontributin e tyre në “çdo komunitet në Britani” dhe reflektoi mbi “dhimbjen e konfliktit në Gaza” dhe sesi konflikti jashtë vendit “ndikon komunitetet këtu në Britani”.
Ai tha: “E di kjo ka qenë një kohë shumë e vështirë për myslimanët këtu në MB me dhimbjen e konfliktit në Gaza dhe vuajtjet e palestinezëve.
“Unë jam absolutisht i qartë se palestinezët duhet të lejohen të rindërtojnë vendin e tyre dhe ne duhet të qëndrojmë përkrah tyre në këtë përpjekje në rrugën drejt një zgjidhjeje me dy shtete – e vetmja mënyrë për të arritur paqen e qëndrueshme për mendimin tim”, tha ai. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.