×
  • Lajme
  • Botë

    Për herë të parë që nga nisja e luftës, Zelensky fotografohet përkrah gruas së tij

    Reporteri
    17 Maj 2022 | 22:09

    Volodymyr Zelensky është fotografuar në krah të bashkëshortes së tij Olena për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, pothuajse 3 muaj më parë.

    Çifti ishte i pranishëm në varrimin e presidentit të parë ukrainas, Leonid Kravchuk, ceremoni që u mbajt ditën e sotme në Kiev.

    Muajin e kaluar, Olena zbuloi se me bashkëshortin e saj ka folur vetëm në telefon, që në momentin kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Ajo u largua nga pallati presidencial në Kiev, së bashku me dy djemtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!