Rastet me COVID-19 janë dyfishuar në pesë javët e fundit në Evropë, duke çuar në 10 milionë të infektuar sipas Reutersit.
Vetëm muajin e kaluar, Amerika Latine dhe Azia raportuan mbi 10 milionë raste pozitive në rajonet e tyre. SHBA-ja ka mbi 9 milionë raste me rrezik të përhapjes së shpejt të virusit.
Derisa Evropa në gati nëntë guaj regjistroi 5 milionëshin e parë të rasteve me koronavirusi, analizat tregojnë se 5 milionë raste të tjera u regjistruan për një muaj.
Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, Franca, Gjermania dhe Britania kanë shpallur izolim të vendit edhe gjatë muajit tjetër, me masa të ashpra sa pothuajse në mars e prill. Portugalia ka vënë vendin në izolim të pjesshëm, Spanja e Italia po shtrëngojnë masat nga ana tjetër.
Sipas analizave të Reutersit, Evropa ka shënuar më shumë se 1.6 milionë raste në shtatë ditët e fundit, me mbi 16,100 të vdekur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.