×
  • Lajme
  • Botë

    Përfshihet nga zjarri një shkollë në Slloveni

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 22:08

    Një zjarr i madh ka kapluar ndërtesën e një shkollë në Kranj të Sllovenisë. Deri më tani, katër persona janë evakuuar, ka njoftuar Policia.


    Pak para orës 21:00, erdhi lajmi i mirë: zjarrfikësit shuan zjarrin, transmeton Reporteri.net.

    “Njëra nga klasat u dogj. Pesë persona që nuk u plagosën u evakuuan”, thanë autoritetet. .

    Ende nuk dihet sa është vlera e dëmit.

    Mësohet se zjarri ka shpërthyer në laboratorin e Kimisë në këtë shkollë. Zjarri nga kabineti i Kimisë kaloi edhe në klasat e tjera të shkollës.

    Mësohet se po ashtu nga zjarri kanë ngordhur disa kafshë që ishin në laboratorin e Biologjisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!