Bisedimet e para të drejtpërdrejta për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll, kanë përfunduar, raporton Reuters, përcjell Reporteri.net.
Bisedimet që zgjatën më pak se dy orë përfunduan pa ndonjë shenjë të dukshme përparimi në ngushtimin e dallimeve mes palëve. Një burim ukrainas i quajti kërkesat e Moskës “të papranueshme”.
Delegacionet nga të dyja palët ndërluftuese u takuan të premten në Turqi, në takimin e tyre të parë ballë për ballë që nga marsi i vitit 2022, një muaj pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë. Sipas një burimi ukrainas për Reuters, dallimet midis palëve ishin menjëherë të qarta, duke thënë se kërkesat e Rusisë ishin “të shkëputura nga realiteti dhe shkonin shumë përtej gjithçkaje që ishte diskutuar më parë”.
Ato përfshinin “kushte të papranueshme dhe jo konstruktive”, tha burimi anonim për Reuters.
Nuk pati asnjë deklaratë të menjëhershme nga pala ruse.
Shpresat për një përparim të madh, që ishin të ulëta edhe më parë, u zbehën edhe më shumë të enjten kur Donald Trump, duke përfunduar një turne në Lindjen e Mesme, tha se nuk do të ketë lëvizje përpara pa një takim mes tij dhe presidentit rus Vladimir Putin./Reporteri.net
Zyrtarët ukrainas dhe rusë takohen për bisedimet e para ballë për ballë në tri vjet
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.