×
  • Lajme
  • Botë

    Përfundon mandati i Zhbogar, David Geer ambasador i ardhshëm i BE-së

    Reporteri
    17 Gusht 2020 | 15:12

    Ambasadori në largim i BE-së, Samuel Zhbogar po numëron ditët e fundit të detyrës së tij në Shkup. Ai ka vendosur që kujtimet e 4 viteve t’i paraqes përmes shpërndarjes së 30 fotografive në rrjetet sociale, bri të cilave shkruan:


    “Për 31 ditë do të largohem nga Maqedonia e Veriut. Jam i entuziazmuar që po kthehem në shtëpi, por gjithashtu edhe i pushtuar nga emocionet për kohën që po e lë pas vetes. Përmes 30 fotografive do t’i reflektoj kujtimet e 4 viteve të fundit”.

    Zhbogar filloi detyrën në vitin 2016, në përfundim të krizës politike. Ishte në detyrë pikërisht në kohën kur vendi shënoi kthesë në rrugën e integrimit në BE, me marrjen e dritës jeshile për fillim të negociatave për anëtarësim.

    Kishte marrë detyrën pas ish ambasadorit, Aivo Orav dhe do t’ia lëshojë vendin ambasadorit të ardhshëm evropian, Dejvid Ger.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!