Takimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me ekipin e sigurisë kombëtare në “Situation Room”, tashmë ka përfunduar.
Siç raporton BBC, takimi ka zgjatur 1 orë e 20 minuta, përcjell Reporteri.net.
Trump nuk është deklaruar ende rreth takimit.
CBS raporton duke u thirrur në burime se Trump po shqyrton mundësinë që t’i bashkohet Izraelit për të ndërmarrë sulme ndaj centraleve bërthamore iraniane, përfshirë edhe atë në Fordow.
Sipas këtyre burimeve, kjo çështje pritej të diskutohej gjatë takimit të sotëm në “Situation Room”, ndonëse raportohet se nuk ka një marrëveshje.
Para takimit, Trump bëri disa pastime në rrjete sociale.
Fillimisht deklaroi se tani e kanë nën kontroll të plotë hapësirën ajrore të Iranit.
Më pas tha se ShBA është në dijeni për vendndodhjen e saktë të Liderit Suprem të Iranit, Ali Khameni, por se tani për tani nuk do ta vrasin.
“E dimë saktësisht ku fshihet i ashtuquajturi ‘Lider Suprem’. Ai është një objektiv i lehtë, por është i sigurt atje – nuk do ta eliminojmë (nuk do ta vrasim!), të paktën për tani. Por, nuk duam që raketat të godasin civilët ose ushtarët amerikanë. Durimi ynë po shteron”, ka shkruar Trump./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.