Kryeministri britanik, Boris Johnson është transferuar në kujdes intensiv pasi gjendja e tij është përkeqësuar, kanë thënë nga zyra e tij, raporton Sky News.
Kryeministri i ka kërkuar Sekretarit të Jashtëm Dominic Raab që ta zëvendësojë “aty ku është e nevojshme”.
“Gjatë kësaj pasdite, gjendja e kryeministrit është përkeqësuar dhe, me këshillën e ekipit të tij mjekësor, ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv në spital. Kryeministri ka kërkuar nga Sekretari i Jashtëm Dominic Raab, i cili është Sekretari i Parë i Shtetit, ta zëvendësojë aty ku është e nevojshme. Kryeministri po merr kujdes të shkëlqyeshëm, dhe falënderon të gjithë stafin e NHS për punën e madhe dhe përkushtimin e tyre”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë./Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.