×
  • Lajme
  • Botë

    Përmbyset anija në Mesdhe, dhjetëra emigrantë raportohen të vdekur

    Reporteri
    10 Maj 2019 | 19:38

    Dhjetëra emigrantë humbën jetën pasi anija e tyre është përmbysur në Mesdhe, jashtë brigjeve të Tunizisë, raporton BBC.


    Të paktën 50 persona vdiqën në incident, ndërsa 16

    të tjerë mbijetuan, tha Organizata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Migracionin.

    Por agjensia shtetërore e Tunizisë raporton se 70 emigrantë u mbytën rreth 74 km larg Sfax, në jug të kryeqytetit të Tunizisë.

    Zyrtarët dyshojnë se anija u nis nga Zuëara në Libi. Vetëm 4 trupa janë gjetur deri tani, ndërkohë që forcat kanë mbërritur dhe po bëjnë kërkime për të tjerët.

    Mediat lokale thonë se peshkatarët nxituan që të shpëtonin të mbijetuarit. Emigrantët thuhet se ishin nga Afrika Sub-Sahariane.

    Çdo vit, mijëra emigrantë përpiqen të kalojnë Mesdheun për të shkuar në Europë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!