Një ekip me hetues të aksidenteve pritet të arrijë në Alaskë të martën për të hedhur dritë mbi faktin se si dy aeroplanë të vegjël turistikë arritën të ndeshen në ajër mes vete.
Katër njerëz janë vrarë kur ndodhi aksidenti fatal, në qytetin Ketchikan të Alaskës, raporton agjencia e lajmeve CBS.
Dy të tjerë janë zhdukur, sipas oficierit Jon-Paul Rios nga Rojet Bregdetare amerikane.
Agjencia turistike Princess thotë që një nga aeroplanët ishte duke bërë një ekskurzion të zakonshëm dhe kishte dhjetë mysafirë dhe pilotin në bord.
Aeroplani i dytë, një udhëtim i pavarur turistik, ishte duke bartur katër njerëz si dhe një pilot, transmeton Express.
Shumë njerëz janë shpëtuar, ndërsa të dy aeroplanët janë fundosur nën ujë.
“Ka qenë një ditë e gjatë dhe ekipet kanë punuar shumë që të shpëtojnë të mbijetuarit dhe të rikuperojnë të vdekurit.”, tha Deanna Thomas, një zëdhënse e qeverisjes lokale.
Moti në zonë gjatë kohës së aksidentit ka qenë me shumë vranësira dhe erëra mesatarisht të forta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.