Një përplasje mes një autobusi dhe një kamioni në bregun e Gjirit të Meksikës të premten la tetë persona të vdekur dhe 27 të tjerë të lënduar.
Prokurorët në shtetin Veracruz thanë se aksidenti ndodhi para agimit në një pjesë të autostradës pranë kryeqytetit të shtetit, Xalapa, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Shumica e viktimave, siç raporton AP-ja ishin pasagjerë në autobusin e linjës ADO. Ndër të vdekurit janë tre burra, katër gra dhe një vajzë.
27 të lënduarit po trajtoheshin në spitalet lokale, por nuk kishte asnjë informacion të menjëhershëm për gjendjen e tyre.
Shkaku i aksidentit është i paqartë, por disa rrugë në zonën malore njihen për kthesat e theksuara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.