Dhjetë palestinezë u arrestuan sot pas përplasjeve me policinë izraelite në Sheshin Temen në Jeruzalemin Lindor, gjatë të cilave nëntë njerëz u plagosën.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se rreth 1000 palestinezë u mblodhën pas lutjeve të së premtes në shesh, vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët dhe më i shenjti për hebrenjtë.
Disa po mbanin flamuj palestinezë dhe bërtisnin “Zoti është i madh”, tha një reporter i Agjencisë Franceze në vendin e ngjarjes. Protestuesit hodhën gurë drejt policisë që ruante hyrjet në Sheshin Temenos.
“Dhjetëra të rinj prishën rendin dhe hodhën gurë” ndaj policisë” tha policia në një deklaratë, duke shtuar se ishin bërë dhjetë arrestime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.