×
  • Lajme
  • Botë

    Përqafimi mes Zelenskyt dhe Macronit, fotoja bëhet virale

    Reporteri
    16 Qershor 2022 | 23:47

    Liderët francezë, gjermanë dhe italianë ditën e sotme vizituan Ukrainën dhe zhvilluan një takim me presidentin Zelensky.

    Por një foto e Zelenskyt me presidentin francez Emmanuel Macron ka bërë xhiron e medieve sociale.

    Dy liderët shihen shumë afër me njëri-tjetrin dhe Macron me sa duket po i thotë diçka në vesh Zelesnkyt.

    Presidenti ukrainas ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me secilin prej tre liderëve në muajt e fundit, duke i akuzuar ata se nuk kanë mbajtur një qëndrim mjaft të ashpër gjatë konfliktit me Rusinë.

    Megjithatë, udhëtimi në Kiev u pa si një mundësi për të treguar unitet dhe mbështetje për Ukrainën./abcnews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!