Nikki Haley pritet të suspendojë garën për nominimin presidencial, duke i hapur rrugën përsëritjes së duelit presidencial mes Joe Bidenit dhe Donald Trumpit, raporton BBC.
Ajo këtë vendim do ta zyrtarizojë pasi presidenti Joe Biden dhe Donald Trumpi siguruan fitoret në të ashtuquajturën “Super e marta”, ditë në të cilën votohet në 15 shtete, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Bideni ka fituar garën në 15 shtete, plus Iowan, në të cilën shtetasit amerikanë kanë votuar me postë, por ka humbur territorin e Samoas amerikane për 11 vota.
Ndërkaq, Trumpi ka fituar në 14 shtete, duke forcuar edhe më shumë kandidaturë ne tij përball Haleyt, e cila befasisht ka fituar në Vermont.
Sipas këtyre rezultateve, me shumë gjasë do të ketë përsëritje të duelit mes demokratit Biden dhe republikanit Trump në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.