×
  • Lajme
  • Botë

    Persona të armatosur sulmojnë hotelin luksoz në Pakistan

    Reporteri
    12 Maj 2019 | 9:26

    Tre persona të armatosur kanë sulmuar një hotel me pesë yje në provincën pakistaneze Balochistan, duke vrarë të paktën një person, thonë zyrtarët.


    Sulmi kishte në shënjestër hotelin Zaver Pearl-Continental në portin strategjik të Gwadar, pjesë e një projekti kinez shumë miliardë dollarësh.

    Një zëdhënës i hotelit tha se brenda nuk kishte kilente dhe ishin vetëm pak anëtarë të stafit për shkak të Ramazanit.

    Ushtria separatiste e Balochistan Liberation mori përsipër sulmin që synonte investitorët kinezë.

    Militantët në Balochistan kundërshtojnë investimet kineze, duke thënë se sjell dobi e vogël për banorët lokalë.

    Njerëzit e armatosur sulmuan hotelin luksoz, ku zakonisht shkojnë zyrtarë të lartë qeveritarë dhe vizitorë të huaj, rreth orës 16.50 lokale, duke vrarë një roje sigurie që u përpoq t’i ndalonte në hyrje.

    Forcat e sigurisë hynë në hotel dhe u përplasën me njerëzit e armatosur.

    Për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit, hoteli nuk kishte klientë dhe aty ndodhej një numër shumë të kufizuar i personelit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!