×
  • Lajme
  • Botë

    Pesë persona humbin jetën në një paradë ushtarake në Jemen

    Reporteri
    29 Dhjetor 2019 | 21:42

    Pesë persona kanë vdekur në një paradë ushtarake në Jemen, që u sulmua me një raketë nga rebelët huthi.


    Raketa ka goditur platformën në të cilën po qëndronin të ftuarit e kësaj parade ushtarake në Jemen, transmeton KTV.

    Forcat e sigurisë, që përkrahen nga Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë konfirmuar se nga shpërthimi i raketës janë lënduar tetë persona tjerë.

    Jemeni ka pësuar rëndë nga konflikti pesëvjeçar që nisi kur lëvizja e huthëve në vitin 2014, rrëzoi nga pushteti presidentin Abd-Rabbu Mansour Hadi.

    Grusht-shteti ngjalli intervenimin ushtarak të prirë nga sauditët që dëshirojnë të kthejnë qeverinë e Hadit, të njohur ndërkombëtarisht.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!