×
  • Lajme
  • Botë

    5 të vdekur dhe shumë ndërtesa të rrënuara nga përmbytjet në Turqi

    Reporteri
    23 Gusht 2020 | 23:14

    Përmbytjet në rajonin e Detit të Zi në veri të Turqisë kanë lënë të vdekur pesë njerëz dhe 11 të tjerë janë në kërkim e sipër pasi konsiderohen të zhdukur, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdogan.


    Përmbytjet e shkaktuara nga shirat jashtëzakonisht të rëndë bartën automjetet dhe mbeturinat poshtë rrugës, duke i lënë të bllokuar në baltë, tregojnë pamjet nga provinca Giresun.

    Erdogan tha në Stamboll se përmbytjet ishin përhapur në provincat fqinje.

    “Në raportet e para që morëm, pesë persona kanë vdekur dhe rreth 12 u plagosën në përmbytje të mëdha,” tha Erdogan. “

    Me vullnetin e Zotit, ne do t’i rregullojmë dëmet shpejt.”

    Deri më tani, 153 njerëz janë shpëtuar, dhe 1.000 punonjës të ndihmës po ndihmojnë në kërkimin e të zhdukurve, tha ministri i Brendshëm Sulejman Sojlu.

    Ministri i Mjedisit Murat Kurum tha se 17 ndërtesa u rrënuan dhe 361 të tjera u dëmtuan.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!