×
  • Lajme
  • Botë

    Pesë të vdekur nga stuhia e shiut dhe erës në Evropë

    Reporteri
    10 Shkurt 2020 | 14:41

    Së paku pesë persona kanë vdekur nga një stuhi me erëra të fuqishme dhe reshje të mëdha të shiut, e cila i ka përfshirë disa vende të Evropës Perëndimore.


    Dy gra, nënë e bijë, vdiqën në Poloni pasi stuhia e rrëzoi kulmin e një ndërtese në qendrën e skijimit në Bukowina, afër kufirit me Sllovakinë. Dy persona të tjerë u lënduan në këtë incident.

    Në Suedi, një burrë u mbyt në ujë pasi barka me të cilën po lundronte në liqenin Fegen u përmbyt. Një person tjetër, i cili ndodhej në të njëjtën barkë, është zhdukur dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.

    Dy burra, njëri në Slloveni e tjetri në Angli, vdiqën pasi veturat e tyre u goditën nga drunjtë e rrëzuar nga era, shkruan Associated Press – transmeton Reporteri.net.

    Stuhia ka sjellë pasoja më të rënda në Britani të Madhe, ku shumë lumenj kanë dalë nga shtrati dhe i kanë vërshuar rrugët.

    Kompanitë ajrore i kanë anuluar shumë fluturime. Njësoj kanë vepruar edhe operatorët e hekurudhave dhe transportit ujor./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!