Një stuhi rrebeshi që përshkoi zonat mesdhetare ka lënë të paktën 5 viktima në Greqi, Itali dhe Francë.
Autoritetet greke njoftuan se trupat e dy personave u gjetën të mbytur në perëndim të vendit.
Mendohet se anija me të cilën ata udhëtonin u batis nga dallgët si pasojë e erërave të forta.
Stuhitë e shiut dëmtuan edhe infrastrukturën, duke detyruar bllokimin e disa segmenteve dhe mbylljen e shkollave Atika deri në Selanik.
Shirat e rrëmbyer dhe përmbytjet që pasuan u morën jetën tre personave edhe në Francë e Itali.
Dy viktima u raportuan në rivierën franceze ndërsa një grua italiane u gjet e vdekur brenda veturës pas rrëshqitjes drejt lumit.
Njëra anë e urës 50-metërshe që lidh autostradën Torino-Savona u shemb nga shkëputja e një masivi balte.
Segmenti që tani është bllokuar nuk po qarkullohej nga automjetet në momentin e ngjarjes.
Motit të keq nuk i shpëtoi për të dytën javë as Venecia, ku ujërat me lartësi 130 metra detyruan mbylljen e sheshit turistik.
Ndërsa është ulur përkohësisht intensiteti i reshjeve, pritet që moti edhe më i paqëndrueshëm të rikthehet të mërkurën.
https://youtu.be/AhBmH3S3WDg
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.