×
  • Lajme
  • Botë

    Peter Handke shpallet person “Non Grata” në Sarajevë

    Reporteri
    11 Dhjetor 2019 | 12:30

    Shkrimtari kontravers austriak dhe mohuesi i gjenocidit në Srebrenicë është shpallur person i padëshirueshëm në Sarajevë, transmeton Reporteri.net.


    Këtë vendim të iniciuar nga përfaqësuesit e partisë SDA, e votuan unanimisht  të gjithë përfaqësuesit në Kuvendin Komunal të kantonit të Sarajevës, në mbledhjen e sotme në të cilën u kundërshtua ndarja e çmimit Nobel për mohuesin e gjenocidit, shkrimtarin austriak Peter Handke.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme nën  valën e protestave, u zhvillua në Stokoholm ceremonia zyrtare e ndarjes  çmimit Nobel për letërsinë për Peter Handken.

    Kujtojmë se Kosova, Shqipëria, Bosnja Maqedonia dhe Turqia janë disa nga vendet që kanë bojkotuar ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel, për shkrimtarin austriak Peter Handke, i cili është kritikuar për mbështetjen që i ka dhënë politikave gjenocidale të presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, gjatë viteve 90’të. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!