Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale në SHBA pritet të jetë rekorde.
Votuesit amerikanë janë duke zgjedhur midis Donald Trumpit, republikan, dhe Joe Bidenit, demokrat.
Mbi 100 milionë vetë kanë votuar me postë ose në vendvotimet që janë hapur para 3 nëntorit.
Michael McDonald, profesor në Universitetin e Floridës, i cili udhëheq Projektin Zgjedhor të SHBA-së, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se pret që pjesëmarrja të jetë 67 për qind – më e larta qysh në vitet 1950.
McDonald ka thënë se do ta konsiderojë rezultatin në Florida si një “shenjë shumë të mirë” se si do të zhvillohen zgjedhjet.
Florida i ka 29 vota elektorale.
Për t’u zgjedhur president, një kandidati i duhen së paku 270 vota elektorale.
Numri i këtyre votave është i ndarë nëpër shtete varësisht madhësisë dhe numrit të banorëve që kanë.
Ka gjasa që rezultatin përfundimtar ta vendosin një numër shtetesh – në mesin e tyre: Arizona, Ajoa, Xhorxhia, Florida, Miçigeni, Karolina e Veriut, Pensilvania, Teksasi dhe Uiskonsini.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.