×
  • Lajme
  • Botë

    Pjesëtari i forcave të sigurisë në Beirut qëllon me armë drejt protestuesve

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 18:18

    Një pjesëtar i forcave të sigurisë në Beirut ka qëlluar me armë drejt protestuesve.


    Një aktivist, pas një pune intensive ka arritur ta verifikojë sulmuasin e veshur me rroba të thjeshta, i cili shkrepte armën drejtuar protestuesve.

    Pas shpërthimit të fuqishëm të 4 gushtit, protesta të dhunshme janë mbajtur në rrugët e Bejrutit, pak kohë para se të mbahet një video-konferencë, që ka për qëllim mbledhjen e fondeve, për të ndihmuar Libanin.

    Protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë libaneze edhe pranë ndërtesës së parlamentit. Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë ata.

    Qytetarët e Libanit janë të zemëruar nga shpërthimi shkatërrues i së martës, për të cilin zyrtarët thonë se u shkaktua nga 2,750 tonë nitrat amoni, që ishte ruajtur në mënyrë të pasigurt që nga viti 2013.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!