×
  • Lajme
  • Botë

    Plagosi me thikë një person pranë memorialit të Holokaustit në Berlin, arrestohet autori

    Reporteri
    21 Shkurt 2025 | 22:30

    Autori, që dyshohet se plagosi me thikë një person në Berlin është vënë në pranga.

    Identiteti i tij ende nuk është bërë publik.

    Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:00 me kohë lokale në memorialin e Holokaustit, pranë Ambasadës Amerikane. Sulmi me thikë u raportua në anën veriore të memorialit, përballë të cilit ndodhet Ambasada e SHBA.

    Burri u plagos nga një objekt i mprehtë dhe u dërgua në spital nga shërbimet e urgjencës. Nuk dihet çfarë e shtyu autorin drejt këtij akti.

    Memoriali për hebrenjtë e vrarë të Evropës, i cili shtrihet në 19.000 metra katrorë, përshkruhet si memoriali qendror i Holokaustit të Gjermanisë./topchannel/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!