Autoritetet në Zvicër planifikojnë të vendosin gjoba shumë më të ashpra për hedhjen e plehrave, veçanërisht kur bëhet fjalë për tokat bujqësore që ndoten prej tyre.
Disa ligjvënës zviceranë sugjerojnë që gjobat për hedhjen e mbeturinave të jenë 100 herë më të larta se ato aktuale.
Roger Zurbriggen, një deputet i Luzernit, u tha gazetarëve se hedhja e mbeturinave përbën “një kërcënim të qëllimshëm për mirëqenien e njerëzve dhe kafshëve”.
Ai theksoi se gjobat më të rrepta janë të nevojshme për të mbrojtur njerëzit, kafshët dhe mjedisin.
“Plehrat që kafshët hanë mund të çojnë në lëndime të dhimbshme dhe madje edhe vdekje”, tha Zurbriggen, duke shtuar se kanaçe prej alumini dhe objekte të tjera ishin një kërcënim i madh.
Gjoba aktuale më e rëndë për hedhjen e mbeturinave në Zvicër është 40 franga (36 euro). Dhe, disa ligjvënës, përfshirë Zurbriggenin, sugjerojnë që gjobat të rriten deri në 4,000 franga (3,600 euro).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.