Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar tre të rinj nga Kumanova, të cilët dyshohet se po planifikonin akte terroriste.
Siç njoftoi policia, e cila të hënën bastisi vendndodhjen ku qëndronin tre të rinjtë, ata kishin përgatitur armatime me eksplozivë.
Tre të rinjve nga Kumanova, të moshave 28, 25 dhe 22 vjeç iu gjetën edhe materiale të tjera të cilat ngjallën më tepër dyshime, ku mes armëve të zbërthyera, ishin disa granata dhe municione.Pajisje elektronike dhe lëndë shpërthyese të përshtatshme për t’u kthyer në bomba.
Grupi në fjalë rezulton të jetë dënuar më parë për përpjekje për t’iu bashkuar në Siri luftëtarëve ekstremistë të Shtetit Islamik, njohur ndryshe si ISIS.
Prej rreth një viti ata thuhet se ishin liruar, ndërsa shërbimet e inteligjencës i kishin mbajtur në mbikëqyrje.
Maqedonia e Veriut tashmë ka dënuar tre grupe të pjesëmarrësve në luftën e ISIS-it në tre procese të ndara gjyqësore ku janë shqiptuar dënime me burg nga 2 deri në 7 vite për shkak se të gjithë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.