Me 63 plazhe, Rotnest Island, ishulli i Australisë është një destinacion i njohur turistik, por me siguri shumica e vizitorëve nuk janë në dijeni të së kaluarës së tij të errët.
Që nga viti 1838, ishulli ka shërbyer si burg për burrat aborigjienë të moshës 8 deri në 70 vjeç, dhe praktika ka zgjatur pothuajse 100 vjet. Të burgosurit u sollën nga e gjithë Australia, zakonisht për vepra të vogla si vjedhja e ushqimit, transmeton Reporteri.net.
Qindra prej tyre u vranë ose vdiqën si rezultat i torturave dhe sëmundjeve. Burgu famëkeq u mbyll përfundimisht në vitin 1931, megjithatë, u përcaktua që 10 përqind e të burgosurve vdiqën nga fruthi, kequshqyerja dhe gripi.
3rd ep absolute must-watch. Scholars estimate every WA Indigenous person has an ancestor who was imprisoned on Wadjemup. Rottnest Island is known for school leaver weeks and quokkas but every single Australian should know about the mass graves. https://t.co/V4VeQyENYi pic.twitter.com/CelXLPNIo0
— Gina Rushton (@ginarush) January 25, 2018
Burgu, i cili në të vërtetë ishte një lloj kampi përqendrimi, u ngrit nga kolonët evropianë kur arritën në Australi, dhe koleksionet e fotografive tronditëse nga Biblioteka Kombëtare e Victorias tregojnë se njerëzit në burg torturoheshin, ishin lidhur me zinxhirë dhe se kushtet e burgut ishin tmerrshme. Nuk kishte tualete apo shtretër dhe dyshemetë ishin të lagura.
Përkundër faktit se qindra aborigjenë kanë vdekur në burg dhe se është varri më i madh masiv i Australisë, turistët kanë ardhur në vend prej vitesh. Ata që pushuan atje, përgjithësisht nuk ishin të vetëdijshëm se eshtrat e 373 aborigjenëve qëndronin nën tokë dhe në ujërat e Australisë Perëndimore, derisa hyrja në këtë vend u ndalua në maj të vitit të kaluar.
Ky ishte hapi i parë drejt pranimit të së vërtetës, besojnë aborigjenët, të cilët kanë luftuar për të njohur historinë e errët të ishullit që nga vitet ’80.
Ata gjithashtu themeluan organizatën Rottnest Island Deaths Group, e cila lufton për të mbrojtur varret e paraardhësve të tyre që vdiqën atje. /Reporteri.net