Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e tmerrshëm të një aksidenti rrugor në Baltimore, ku një veturë që po ndiqej nga policia u përplas me një makinë tjetër në një kryqëzim për të goditur më pas një ndërtesë, një pjesë e së cilës u shemb.
Si pasojë e këtij aksidentit të tmerrshëm, humbi jetën një kalimtar fatkeq, si dhe u plagosën 5 persona të tjerë, raportojnë mediat e huaja.
Policia ishte vënë në ndjekje të makinës Hyundai Sonata që drejtohej nga një 33 vjeçar, e cila ishte raportuar më herët e vjedhur.
Ndjekja zgjati për disa minuta në East North Avenue për të përfunduar më pas me përplasjen horror që shembi dhe një pjesë të ndërtesës në anën e djathtë të rrugës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.