Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, komentoi me përbuzje largimin e demonstruesve nga rezidenca e tij në Minsk, duke i quajtur ata frikacakë.
Policia që siguroi pallatin presidencial i premtoi Lukashenkos se ata do të qëndrojnë me të deri në fund.
Në një video të publikuar nga televizioni shtetëror i Bjellorusisë shihet Lukashenko duke shikuar nga një dritare nga helikopteri dhe më pas duke iu drejtuar pilotit, të cilin e porosit: “Më afër, më afër sheshit … Unë nuk e shoh sheshin … majtas”, duke iu referuar sheshit ku protestuesit po lëviznin në drejtim të qendrës, transmeton Reporteri.
Një kordon policie shihet përmes dritares duke bllokuar rrugën e protestuesve për në rezidencën presidenciale.
“Ata po ikin si minjtë,” komentoi Lukashenko për largimin e protestuesve nga rezidenca presidenciale. /Reporteri.net
https://www.youtube.com/watch?v=qF8zMBAB-js
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.