Një turist francez vdiq pasi rrëshqiti në një ujëvarë në ishullin Thai të Koh Samui, ndërsa u përpoq të bënte një selfie.
Policia lokale tha sencidenti ndodhi në një nga pikat më të njohura të turistëve për plazhet me rërë të bardhë dhe ekskursione në xhungël. 33-vjeçari ra në ujëvarën Na Mueang 2, në të njëjtin vend ku në korrik vdiq një turist spanjoll.
“U deshën disa orë për të marrë trupin sepse terreni është shumë e rrëshqitshme”, tha nënkoloneli Phuvadol Viriyavarangkul. “Shoku i tij na tha që po përpiqej të bënte një selfie, ai rrëshqiti dhe ra”.
Sipas një studimi për vitin 2018 nga Instituti indian i Shkencave Mjekësore, nga aksidentet vetjake u vranë 259 persona në të gjithë botën gjatë tetorit 2011 dhe nëntorit 2017.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.