×
  • Lajme
  • Botë

    Po xhironte video për Youtube, vdes i riu në Alpet Italiane

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 9:26

    Një i ri nga Danimarka ka ndërruar jetë tragjikisht në një mal në Alpet italiane pasi po xhironte një video për Youtube.


    Albert Dyrlund u rrëzua për vdekje teksa po ecte me një grup shokësh. Lajmin e trishtë e konfirmoi e ëma për gazetën daneze Ekstra Bladet.

    Mediat në Itali raportuan se Dyrlund ra nga mali Seceda, i cili ndodhet në rajonin Val Gardena të Alpeve Italiane, rreth orës 5.15 pasdite gjatë xhirimit të një videoje.

    Ai besohet të ketë rënë rreth 200 metra. Seceda është pjesë e Dolomites, një varg malor gëlqeror i njohur për muret e tij vertikale dhe shkëmbinjtë e mprehtë.

    Një helikopter shpëtimi mbërriti në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht i riu tashmë kishte ndërruar jetë.

    Dyrlund kishte më shumë se 170 000 subscribe në kanalin e tij në YouTube dhe më shumë se 230 mijë ndjekës në Instagram. Ai ishte bërë i njohur nga videot komike me muzikë. m.v/abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!