×
  • Lajme
  • Botë

    Polemika në qeverinë italiane për arrestimin e kapitenes së anijes humanitare

    Reporteri
    01 Korrik 2019 | 12:02

    Në polemikat e shumta që kanë përfshirë qeverinë italiane pas arrestimit të kapitenes së anijes humanitare Sea Watch, Ministri i brendshëm italian, Matteo Salvini njëherësh zv/kryeministër, ka kujtuar ngjarjen dramatike të mbyjtes së anijes Katër i Radës në kanalin e Otrantos ku 22 vite më parë (1997) humbën jetën 81 emigrantë shqiptarë.


    Ministri i Legës, akuzohet nga kundërshtarët e tij politikë si një person pa ndjenja e humanizëm që për ditë të tërë la në mes të detit 41 emigrantët e anijes Sea Watch.

    “E majta italiane ka një kujtesë të shkurtër,”-është përgjigjur Matteo Salvini. “Më 1997 qeveria e Romano Prodit urdhëroj mbytjen e një anije shqiptare duke shkaktuar 81 të vdekur. Në atë kohë të gjithë heshtët, pasi ishte e drejta e një shteti sovran të shpëtonte territorin e tij.”

    Por ngjarja me anijen humanitare Sea Watch, e cila dy ditë më parë hyri forcërisht në portin e Lampeduzës duke shkelur urdhërin e ndalimit të auoriteteve italiane, është shndërruar dhe në një përplasje diplomatike mes Italisë nga njëra anë, dhe e Gjermanisë e Francës nga ana tjetër.

    Anija me flamur hollandez është marrë nën sekuestrim nga autoritetet italiane ndërsa kapitenia e saj, shtetasja gjermane Carole Rackete është vënë nën urdhër e arrestimit shtëpiak në territorin e qytetit të Agrigjentos në Sicili.

    Akuza ndaj saj është dhunim i ndalimit të hyrjes në portin italian, favorizim i emigracionit klandestin e tentativë mbytje të një mjeti lundures të marinës detare italiane.

    Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier ka kritikuar arrestimin e shtetases gjermane duke deklaruar se: “Italia duhet të përballoj raste të tilla me një sjellje ndryshe. Ata që shpëtojnë jetë njerëzish nuk janë kriminel.”

    Po në të njëjtën linjë mendimi është dhe qeveria franceze e cila përmes zëdhënësit të Presidentit Macron shprehet se: “Janë të hidhëruar nga çka ndodhi me anijen Sea Watch. U arrit në këtë pikë pasi strategjia e përdorur nga qeveria italiane të bënë histerikë.”

    “Meqë qeveria franceze është kaq zemërgjerë, anijet e ardhshme me emigrantë duhet ti adresojmë në Francë,”- u kundërpërgjigj Matteo Salvini.

    Ka reaguar gjithashtu dhe kryeministri italian Giuseppe Conte i cili u shpreh se: “Jemi përballë një instrumentalizimi politik që përdor jetën e 40 personave. Kapitenja e Sea Watch do të ketë një proces të rregullt gjyqësor.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!