Ditët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbajtur protesta në emër të George Floyd, afro-amerikanit që u vra nga një polic, i cili pas arrestimit i vendosi këmbën në qafë duke i marrë frymën.
Policia është bashkuar me protestuesit dhe madje janë gjunjëzuar duke kërkuar falje.
Gjesti i agjentëve të Kamden në New Jersey Ferguson, Misuri, Miami, Flint e Miçigan është bërë viral në rrjetet sociale. Ky shembull është ndjekur edhe në zona të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sherifi i Miçiganit, Christofer Swanson theksoi se agjentët e policisë në vend nuk janë të gjithë si ish agjenti Derek Chauvin, i akuzuar për vrasjen e Floyd. Swanson shtoi se askush nuk duhet të mendojë për asnjë sekondë se ai përfaqëson të gjithë policinë e vendit.
Jashtë stacionit të policisë së Ferguson, në shenjë respekti manifestuesit u gjunjëzuan për nëntë minuta, aq sa zgjati dhe agonia e Floyd gjatë mbytjes. Mes turmës ishin të pranishëm dhe të gjunjëzuar dhe shumë agjentë policie.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.