Tre policë nga New Yorku u hospitalizuan pasi që kishin konsumuar ‘milkshake’ për të cilat besohet se ishin spërkatur me zbardhues, shkruan The Independent.
“Gjatë pauzës për ushqim, policët gjetën një substancë helmuese në pijet e tyre, që besohet se është zbardhues”, ka thënë në një deklaratë Asociacioni për Mirëqenien e Policisë së New Yorkut.
Presidenti i Unionit të Policisë paralajmëroi se “mjedisi në të cilin po punojnë policët është përkeqësuar në një nivel kritik”, pas këtij helmimi të dyshuar, transmeton KOHA.
NYPD ka nisur një hetim të menjëhershëm për të kuptuar nëse incidenti ka qenë “i natyrës aksidentale apo të qëllimshme”, ka thënë ky departament.
Që të tre policët ishin liruar nga spitali pas disa orëve trajtimi dhe mbikëqyrjeje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.