Bibla shpëtoi jetën e një oficeri të policisë Boliviane, i cili u qëllua në gjoks nga demonstruesit.
Një oficer policie tha se incidenti i çuditshëm, ka ndodhur gjatë protestave dje në qytetin e Japakana, transmeton Reporteri.net.
Oscar Gutierez, kreu i Njësisë Speciale për Luftimin e Krimit në Santa Cruz, pretendon se plumbi i shkrepur ndaj oficerit ka ardhur nga një armë e vjedhur nga policia.
Dhuna pati jehonë midis mbështetësve besnikë të ish Presidentit Evo Morales dhe policisë në kryeqytetin e Bolivisë, La Paz dhe qytete të tjera në të gjithë vendin ku u përdor edhe gazi lotsjellës.
Përplasjet shpërthyen vetëm disa orë pasi Presidentja e përkohshme, Giannina Anez dhe kabineti i saj i ri u betuan të mërkurën.
Gati 450 milje larg në komunën Japakani, në rajonin lindor Bolivian të Santa Cruz, policia tha që ata po përpiqeshin të rivendosnin rendin gjatë protestave.
Aty u shkrepën edhe plumba ndaj policëve, ku njëri nga ta u qëllua në krahun e majtë, ku kishte një Bibël që ia shpëtoi jetën./Reporteri.net
https://www.youtube.com/watch?v=B-Q6uTlaEtY
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.