×
  • Lajme
  • Botë

    Policia çeke arreston dhunshëm burrin para syve të djalit të tij, sepse s’kishte vendosur maskën

    Reporteri
    13 Mars 2021 | 21:23

    Policia çeke në qytetin Uhersko Hradishte, e ka shtrirë burrin në tokë para syve të djalit të tij pasi ai nuk kishte vendosur maskë.


    Burri kishte dalë për shëtitje së bashku me djalin e tij të vogël, kur policia e ndaloi për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID, duke i detyruar që ta arrestojnë.

    Ata e rrëzuan në tokë dhe tentonin ta prangosnin, e djali i tij i vogël që para syve të tij ndodhi gjithçka nuk ndalej duke qarë.

    Megjithatë ishte punonjësja e një marketi afër që e mori djaloshin duke u munduar ta qetësojë. /oranews.tv/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!