Një rrugëtim vërtet i veçantë ai i këtij viti për të premten e shenjtë në Paris. Procesioni u organizua në “A l’île de la Cité” më saktë në zonën ku ndodhet katedralja e Notrë Dam.
Një tragjedi, sipas fjalëve të Arqipeshkvit Mishel Apetit. Pas kryqit ecnin me qindra persona, besimtarë katolikë por dhe shumë kuriozë dhe turistë
Por në kryeqytetin francez Pashkët nuk i ndalojnë protestat e “jelekëve të verdhë”, të cilët në të shtunën e 23-të radhazi janë mbledhur sërish. Por këtë herë ka një urdhër ndalimi të qartë nga qeveria, që të mos afrohen në zonën e Notre Dame. E gjithë zona qëndron e mbyllur për trafikun rrugor dhe në mbrojtje të saj ka agjentë policie të njësisë speciale.
Sipas ministrit të Brendshëm francez, janë marrë të gjitha masat e domosdoshme për të shmangur sjellje jo korrekte, dhunë apo trazira. Reagim i menjëhershëm, mobilizim, shpërndarje të vazhdueshme të turmës dhe arrestim të menjëhershëm të individëve të dhunshëm. Janë këto urdhrat e prerë që i janë dhënë forcave të policisë.
Objektivi është që të mos përsëriten skenat e shkatërrimit dhe grabitjes të dyqaneve. Ministri i Brendshëm francez konfirmoi vendosjen në gatishmëri të një numri të madh agjentësh policie, për të garantuar ruajtjen e rendit publik, me 60 mijë të tillë në të gjithë vendin. Prej tyre vetëm pesë mijë janë vendosur në Paris.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.