Një operacion policor po zhvillohet në qendër të Hamburgut pas një incidenti ku një burrë kërcënoi oficerët me sëpatë dhe një ‘pajisje ndezëse’, kanë njoftuar zyrtarët lokalë.
Policët e Hamburg-ut raportojnë se kanë qëlluar dhe plagosur burrin, i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.
Incidenti ka ndodhur pranë një zone tifozësh në Hamburg, në prag të ndeshjes së futbollit mes Holandës dhe Polonisë në Kampionatin Evropian.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 12:30 në Reeperbahn, një nga rrugët kryesore dhe zonë e jetës së natës, raporton AP.
Në orën 15:00, Polonia do të përballet me Holandën.
Por në ndeshjen e së dielës, Polonia do të jetë pa lojtarin kryesor, sulmuesin Robert Lewandowski.
Ndeshja Poloni – Holandë i takon Grupit D të Evropianit në Gjermani dhe zhvillohet në Hamburg.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.