Trazirat dhe dhuna kanë shpërthyer në Danimarkë pasi një aktivist anti-islam i ekstremit të djathtë hodhi një kopje të Kuranit në ajër.
Policia e Kopenhagës bëri të ditur se 23 persona u arrestuan mbrëmë pasi policia hodhi gaz lotsjellës në përleshjet me protestuesit.
Politikani ekstremist Rasmus Paludan, i cili kërkon që Islami të ndalohet në Danimarkë ka hedhur disa herë në ajër librin e shenjtë të fesë myslimane në Noerrebro, një distrikt i përbërë kryesisht nga emigrantë në kryeqytetin danez.
Kryeministri danez Lars Loekke Rasmusen e quajti veprimet e Paludanit si një ‘provokim të pakuptimtë’ dhe u kërkoi bashkatdhetarëve të tij ‘të përgjigjeshin me argumente e jo dhunë’, transmeton Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.