Politikani i njohur serb, Nebojsha Çoviq ka thënë se prova e parë e politikës së presidentit të ri të SHBA-së, Joe Biden ndaj dialogut Kosovë-Serbi, do të jetë qëndrimi i tii ndaj marrëveshjes së fundit të nënshkruar në Washington.
Sipas ish-kreut të Qendrës së Koordinimit për Kosovën, është thelbësore të shihet nëse Biden “do ta anulojë marrëveshjen”. Çoviq në RTS tha se beson që iniciativën e zgjidhjes së problemeve Kosovë-Serbi, Biden “do t’ia lë Bashkimit Evropian”, transmeton Gazeta Express.
“Shpresoj që ai të mos harrojë për shkak të moshës që na bombardoi. Ne do të shohim se çfarë hapi do të ndërmarrin për sa u përket neve, kjo varet se cilët njerëz do të vijnë, cilët do të jenë sekretarët e shtetit. Duke parë akumulimin e atyre njerëzve, ata janë nga Partia Demokratike”, shtoi Çoviq.
Sipas tij, Biden do të përqendrohet në forcimin e NATO-s.
Kandidati demokrat, Joe Biden, dje u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Ai do të jetë president i Amerikës për 4 vitet e ardhshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.