Izraeli do të shkatërrohet për gjysmë ore nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë Iranin, tha një parlamentar i lartë iranian të hënën, shkruan agjencia e lajmeve Mehr, transmeton Reporteri.net.
Javët e tensioneve kulmuan muajin e fundit me vendimin e fundit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të tërhequr sulmet e planifikuara mbi Iranin pasi Teherani rrëzoi një dron të SHBA-së.
Uashingtoni gjithashtu e akuzoi Iranin se qëndron pas sulmeve kundër anijeve në Gjirin Persik, gjë të cilën Teherani e mohon.
“Nëse SHBA na sulmon, vetëm gjysmë ore do të ketë jetëgjatësi Izraeli”, tha për agjencinë Mehr, Mojtaba Zolnour, kryetari i komisionit të parlamentit iranian për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme.
Presidenti iranian Hassan Rouhani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të jenë një “kërcënim serioz” ndaj stabilitetit global dhe rajonal, ndërsa tensionet vazhdojnë në Gjirin Persik. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.