×
  • Lajme
  • Botë

    Politikani serb që njeh Kosovën pëson debakël në zgjedhje, kjo është deklarata e tij

    Reporteri
    22 Qershor 2020 | 13:23

    Cedomir Jovanoviq, politikani liberal serb që edhe e njeh shtetin e Kosovës, ka pësuar debakël në zgjedhjet në Serbi.


    Sipas rezultateve preliminare, ai numëron vetëm 0,3% të votave, duke mos siguruar ulëse në Parlament.

    Në zgjedhjet e fundit të vitit 2017 partia e tij kishte fituar 5,02% të votave.

    “E kam ditur se kjo do të ndodhë gjatë zgjedhjeve. Nuk jam i befasuar”, deklaroi Jovanoviqi.

    “Vuçiqi i ka fituar këto zgjedhje, por politika është mposhtur. Serbia ka përpara kohë të vështira, të cilat janë vështirësuar edhe më shumë me këto rezultate”, shtoi ai, duke potencuar se ndoshta nuk e ka zgjedhur gjuhën e duhur për të komunikuar me qytetarët.

    Partia Liberaldemokrate e Jovanoviqit ishte udhëheqëse e “Koalicionit të Paqes”, koalicion ky që nuk arriti të futet në Parlament. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!