×
  • Lajme
  • Botë

    Politikani serb rrah me raketë të tenisit pronarin e një klinike

    Reporteri
    18 Korrik 2020 | 22:32

    Lideri i Partisë Liberal Demokrate në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka rrahur me raketë të tenisit pronarin e një klinike private për terapi fizikale, ka bërë të ditur “Blic”.


    Incidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Beogradin e Ri, para Klinikës të të sulmuarit.

    Sipas pronarit të klinikës, Jovanoviq ka dalë nga një makinë me ngjyrë të zezë dhe e ka sulmuar me raketë të tenisit.

    Ndërkohë, sipas gazetës “Blic” po hetohet nëse Jovanoviq ka thyer karantinë, meqë deri vonë ishte i shtruar në spital për shkak të infektimit me koronavirus. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!